Shënohet viktima e 112 e Covid-19 në vend.
"Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 69-vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, megjithë trajtimin dhe përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor".
Situata nuk duket më e mirë dhe sa i takon shtrimeve. Në të dy spitalet Covid, në 24 orët e fundit është shtuar numri i të prekurve që kanë patur nevojë për një kujdes mjekësor të specializuar.
"Aktualisht në dy spitalet Covid, në Spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar".
Numrat e të infektuarve të rinj vazhdojnë të jenë të larta edhe këtë fundjavë.
"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore".
Aktualisht që prej 9 Marsit kur u regjistrua rasti i parë pozitiv me Covid-19 janë kryer afro 35 mijë e 400 tamponë nga Instituti i Shëndetit Publik, nga të cilët kanë rezultuar 4 090 persona të prekur nga kjo sëmundje.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/